Rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi komode të Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike dhe koalicionit të udhëhequr prej saj.
Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, PS udhëheq në 9 nga 12 qarqet e vendit me afërsisht 50 për qind të totalit të votave të numëruara, pasuar nga PD me rreth 38 për qind dhe LSI me rreth 6 për qind.
Të përkthyera në numër votash, PS ka marrë deri më tani 205,269 vota, PD 162,080 vota dhe LSI 29,367 vota.
Drejt marrjes së një mandati në Shkodër dhe një në Tiranë është edhe PSD e Tom Doshit, megjithëse ky i fundit ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme, duke i kërkuar KQZ-së zëvendësimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




