Lajme

Celibashi përgjigjet për mungesën e rezultatit për pjesëmarrjen dhe vonesat nga numërimi elektronik

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se për të pasur shifër përfundimtare e pjesëmarrjes në këto zgjedhje duhet pritur dita e hënë.

Celibashi doli në një konferencë për shtyp ku tha se gjithsesi projeksionet e KQZ-së për pjesëmarrjen përllogariten në rreth 48 për qind e votuesve.

Ai hodhi poshtë zërat se pjesëmarrja po zvarritej qëllimisht, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjeve se përse nuk ka dalë kjo pjesëmarrje të paktën për njësinë 10 në Tiranë, ku edhe u votua elektronikisht.

“ZAZ 40 ka 32 qendra votimi dhe jo të gjitha qendrat e votimit i kanë dorëzuar materialet zgjedhore. Një pjesë e tyre e kanë bërë, të tjera ende jo”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë