Një qendër votimi në Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar. Komisioneri u shpreh për mediat se nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej disa orësh dhe për këtë arsye vendosi ta mbyllte.
“Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.
E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”, u shpreh komisioneri.
Pjesëmarrja në votimet e së dielës në Shqipëri duket se ka pësuar një rritje të konsiderueshme në krahasim me katër vjet më parë ndërsa dhjetëramijëra vota shtesë që mund të hidhen deri në orën 7 kur mbyllen kutitë e votimit sugjerojnë se qytetarët janë shumë më të angazhuar apo të shqetësuar sot nga sa ishin zgjedhjet e kaluara. Por në Kavajësipas komisionerit, trendi është i kundërt dhe ata që kishin për të votuar tashmë e kanë bërë zgjehdhjen e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




