Politike

Kim takon kryeprokurorin, mesazh para takimit me kreun e SPAK: Jo trajtime të veçanta, askush s’është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, përcolli të enjten një tjetër mesazh për zgjedhjet, një ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Ambasadorja zhvilloi një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe njoftoi se një tjetër takim do të zhvillonte me kreun e SPAK, Arben Kraja. Ndërsa mesazhin e SHBA për shqiptarët, Kim e përcolli shqip në faqen e saj në Tëitter.

“Sapo takova prokurorin e përgjithshëm Çela, së shpejti do takoj edhe kreun e SPAK-ut Kraja, ndërsa dje takova drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirisht dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht në mënyrë të plotë. Asnjë trajtim të posaçëm. Asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan  Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë