Treg

Gati projekti 70 mln euro i ndërtimit të linjës energjitike 400kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se është finalizuar procedura për nisjen e projektit “Ndërtimi i linjës 400 Kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut”.

Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se është firmosur kontrata me kompaninë kontraktore që përfshin ndërtimin e nënstacionit 400 kv midis qytetit të Elbasanit dhe Qafë Thanës, ndërtimin e linjës midis Elbasanit dhe Fierit,  ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

Projekti është pjesë e infrastrukturës së korridorit të 8 evropian dhe përmirëson sigurinë e furnizimit me energji elektrike në rajon, veçanërisht për 2 vendet. Synohet krijimi i kushteve për shkëmbime tregtare dhe tranzitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon dhe minimizohen humbjet e energjisë në rrjet.

Projekti do të kushtojë 70 milionë euro, 50 të financuara nga banka gjermane KFW , grant nga WBIF, 20% e projektit, 14 milionë euro. Grant nga WBIF për projektin e detajuar të pjesës së linjës Elbasan-Kufi, 0.6 milion euro. Kontribut i KfW për projektin e detajuar të pjesës së linjës Elbasan-Fier, 0.6 milion euro dhe kontributi i OST, 5 milionë euro.

Ky projekt synon të bëjë të mundur përforcimin e lidhjeve interkonjektive me rrjetin rajonal të energjisë elektrike.

“Gjithashtu, ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin e rrjetit 400 kV në zonën e Shqipërisë së Jugut, si dhe i përgjigjet investimeve të cilat parashikohen të realizohen në të ardhmen për zhvillimin e energjisë së rinovueshme si dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit”,-thuhet në njoftimin e publikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë