Treg

“Europetrol Durrës” fiton ofertën e 100 mijë ton naftë për 27 mln euro

Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës Albpetrol ka shpallur kompaninë EUROPETROL DURRES ALBANIA fituese të 100 mijë tonëve naftë me anë të ankandit ku u paraqitën ofertat nga kompanitë e të interesuarëve.

Kompania EUROPETROL DURRES ALBANIA  ka dhënë ofertën me 3.3 % të çmimit Brent – 3.6 $/bbl + K (K = 0.0105 $/bbl).

Nga shitja e 100 mijë tonë naftë parashikohen të ardhura rreth  33.5 miliardë lekë apo 27 milionë euro.

“Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sh.a, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës në vlerën 335.700.000 (treqind e tridhjetë e pesë milion e shtatëqind mijë) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.”

Viti 2021 duket më optimist për industrinë e nxjerrjes dhe naftës në vend pas një numëri të lartë ankandesh të refuzuara gjatë vitit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë