Dy të rinj janë arrestuar në Tropojë, pasi janë përfshirë në një konflikt me persona të tjerë në ambientet e një lokali. Policia thotë se në pranga kanë rënë F.O., 24 vjeç, dhe E.B., 23 vjeç, të dy banues në Tropojë.
Të rinjtë dyshohet se janë konfliktuar me persona të tjerë në lokal, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.
Por gjatë shoqërimit nga patrulla e policisë, ata kanë kundërshtuar me forcë efektivët dhe kanë dëmtuar automjetin e tyre.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F.O. i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




