Eurostat raporton se sektori agrokulturor në Shqipëri ka zënë 19.3% të PBB-së totale gjatë vitit 2020. Ndryshe, nga shumë vende të tjera në Europë, prodhimi i agrokulturave u rrit me 0.5% në Shqipëri gjatë vitit 2020.
Gjatë vitit 2020 ,agrokultura kontribuoi me 171.9 trilionë euro të ardhura në PBB-në totale të Europës që përkthehet në 1.3%. Pak më pak se PBB-ja totale e gjithë Greqisë.

Prodhimi tërësor i dalë nga agrokultura gjatë vitit 2020 arriti vlerën e 411.8 trilionë eurove, 52.8% e të cilëve erdhi nga të korrat, perimet, drithërat dhe bimët hortikulturore. 38.6% e ardhur nga kafshët dhe prodhimet e tyre, qumështi etj.
Sipas Eurostat, prodhimet agrokulturore në 2020-ën ishin 1.5% më pak se në 2019-n. Kjo erdhi si pasojë e rënies së të ardhurave në shtetet me prodhimet më të larta agrokulturore në rajonin europian. Italia pësoi rënie me 4.9%, Holanda me 5.1, Franca me 7.6%, Rumania me 13.8% dhe Gjermania me 14.6%. Rritje të paparashikuar patën prodhimet në Lituani me 30.2%, Kroacia me 13.2%, Spanja me 13% dhe Hungaria me 11
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




