Bashkia e Tiranës ka marrë vendimin për heqjen nga skema e tatimit të zënies së hapësirës publike për subjektetet që ushtrojnë aktivitetin si një biznes i vogël. Përjashtimi nga pagesa do të jetë e vlefshme për 6 muaj, periudha prill-shtator.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtoi se taksat dhe tarifat vendore do të shtyhe gjithashtu deri më 21 maj 2021.
“Duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante,”-sqaroi Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.