Taksa

Bizneset e vogla nuk do të paguajnë tarifa për hapësirën publike dhe ato vendore për 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka marrë vendimin për heqjen nga skema e tatimit të zënies së hapësirës publike për subjektetet që ushtrojnë aktivitetin si një biznes i vogël. Përjashtimi nga pagesa do të jetë e vlefshme për 6 muaj, periudha prill-shtator.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  shtoi se taksat dhe tarifat vendore do të shtyhe gjithashtu deri më 21 maj 2021.

“Duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante,”-sqaroi Veliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë