Vende dhe Udhetime

Vendet që mund të vizitoni në vjeshtë

Vera iku, por nëse jeni të apasionuar pas udhetimeve, keni mundësinë të zgjidhni destinacione të pafundme, disa prej tyre ua sugjerojme edhe ne. Mjafton të bëni gati valxhen dhe të niseni drejtë idestinacioneve të listuara më poshtë, udhëtimet tuaja do janë të paharrueshme. 

Britania

Nëse nuk keni ndonjë eksperiencë me udhëtimet vetëm jashtë vendit, por doni ta provoni, duhet të nisni udhëtimin tuaj me Britaninë. Këtu flitet gjuha angleze dhe turistët nuk kanë probleme me gjuhën. Nga çdo shtet ka linja fluturimi drejt Britanisë së Madhe. Ju mund të zgjidhni për të vizituar Londrën e lulëzuar, Parkun Kombëtar Brecon Beacons, ose fushat e gjera të Skocisë, apo Irlandën misterioze. Kur të mbërrini në Britani me siguri do të  mërziteni se koha nuk do të jetë a mjaftueshme për të vizituar dhe vende të tjera këtu.

 Kosta Rika

Për një kohë të gjatë Kosta Rika ka mbetur një nga vendet më të preferuara për turistët e huaj. Në këtë vend turistët kanë shumë mundësi të zgjedhin hotele dhe restorante. Duke vizituar Kosta Rikën, ju mund të përjetoni entuziasmin e Amerikës Qendrore. Një nga eksperiencat më të bukura gjatë udhëtimit në këtë vend është nëse shëtitni me varkë në lumin Reventazon, ose vizitoni parkun kombëtar, apo Malpais. Kosta Rika me natyrën e saj të mrekullueshme ka tërhequr shumë turistë të huaj.

Vietnami

Vietnami është mjaft i populluar nga turistët dhe një vend ideal për të udhëtuar vetëm. Ai njihet në mbarë botën për historinë e tij, mikpritjen e ngrohtë dhe gatimet e shijshme. Për turistët ka shumë mundësi të gëzojnë peizazhet e fshatrave turistike plot diell dhe rërë si dhe të bëjnë shëtitje me biçikletë.

Kili

Kili konsiderohet si parajsa e veprimtarive në natyrë për turistët. Ata mund të bëjnë ngjitje në pllaja apo male, të vizitojnë shkretëtirën Atakama, pa harruar të shëtisin me varkë. Nëse vizitoni kryeqytetin e Kilit, Santiago, mos harroni të mësoni sa më shumë për historinë e tij, kulturën e pasur, por dhe të shijoni gatimet tradicionale të zonës.

Ishujt Fixhi

Ishujt Fixhi janë shumë të përshtatshme për turistët që e vizitojnë atë çift, por ai ka dhe mjaft për të treguar për ata që e vizitojnë vetëm. Kjo është zona me nivelin më të ulët të krimeve në botë. Turistët që vizitojnë këto ishuj preferojnë ambientin e mrekullueshëm, hotelet e bukura në vende plot rërë dhe diell. Nëse doni të vizitoni vetëm ishujt Fixhi, një zgjidhje e mirë do të ishte të ndaleni në jug të Oqeanit Paqësor, një vend i qetë dhe i bukur, ku turisti mund të pushojë i qetë, duke lexuar, apo medituar.

Butani

Butani është një shtet i veçantë, ku njerëzit ndjehen mjaft të lumtur dhe prodhimi i përgjithshëm bruto shpreh lumturinë e banorëve të tij. Të gjithë ata që e vizitojnë Butanin, dashurohen me të. Butani i ofron turistëve pamje të mrekullueshme, që nga koha e perandorive e deri në shekullin e 21-të. Është një nga vendet më të qeta në botë që njihet si parajsa e fesë budiste Përveç  nga vendet më të qeta në botë,që njihet si parajsa e fesë budiste. Përveç këtyre, Butani është një vend shumë i shtrenjtë, pasi shpenzimet ditore për turizëm arrijnë në 200 dollarë. Qeveria ka marrë masa që të ulet numri i turistëve, për të ruajtur ambjentin, por dhe rendin e qetësinë.

Kanadaja

Kanadaja, siç dihet është një vend me natyrë mjaft të bukur, me kulturë dhe banorët e saj janë shumë miqësorë me turistët. Nëse dëshironi të bëni ski dhe jeni të apasionuar pas sporteve dimërore shkoni në Kanada.

Ishulli Bali

Vizitoni Ishullin Bali dhe do të ndjeheni të qetë dhe të kënaqur. Banorët e ishullit janë shumë të dashur me turistët. Bali konsiderohet si një margaritar i arkipelagut të Indonezisë,ndaj tërheq në çdo sezon turistë të shumtë nga e gjithë bota. Ju mund ta vizitoni të gjithë ishullin me motorçikletë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë