Qendra e studimeve të Konfindustrisë ka përpunuar dhe ka paraqitur përfundimet e modulit të dytë të sondazheve me bizneset, lidhur me programet ekonomike të partive politike të paraqitura me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.
Periudha e përfshirë në sondazh është shkurti dhe java e parë e marsit e vitit 2021.
Në vlerësim janë përfshirë 13 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhenj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan ku sektorët e përfshirë janë industria, prodhimi, shërbimet, agroindustria të cilat punojnë në kushtet e tregjeve të hapura konkurenciale.
Në sondazh nuk janë përfshirë biznese që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurencë të kufizuar, përfitues të PPP, koncesioneve, licenca të privilegjuara shtetërore etj.
Pyetjes së parë të sondazhit të modulit të dytë, nëse mbështesin taksën e sheshtë 9% të propozuar nga opozita, ose taksën progresive në rritje, duke filluar nga 15% të pozitës ose asnjërën prej tyre, përgjigjet e bizneseve ishin si më poshtë ;
– 67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksës së sheshtë 9%
– 33% e bizneseve u shprehen me besim te ulët / nuk mbështesnin asnjërën prej propozimeve partiake.
Pyetjes së dytë të sondazhit, nëse duhet të zbatohen të njëjtat politika fiskale taksimi përkatësisht për: – kategoritë e bizneseve që punojnë në kushtet e tregjeve të hapura dhe konkurenciale dhe kategorisë së bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurencë të pamjaftueshme, përfitues të PPP, koncesioneve, përgjigjet ishin si më poshtë:
– 71% e bizneseve ishin kundër përdorimit të politikave fiskale të njehsuara ndërsa 29% e bizneseve u shprehën pro politikave fiskale të njehsuara.
Në raportet e para të sondazhit, 65% e bizneseve të pyetura u përgjigjën se një veprim i tillë do të dëmtonte ekonominë afatgjatë të bizneseve, do të shkatërronte konkurrencën e lirë dhe do të shtonte informalitetet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.