Biznes

Sondazhi/ Konfindustria: 67% e bizneseve pro taksës së sheshtë ndryshe nga një muaj më parë

Qendra e studimeve të Konfindustrisë ka përpunuar dhe ka paraqitur përfundimet e modulit të dytë të sondazheve me bizneset, lidhur me programet ekonomike të partive politike të paraqitura me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Periudha e përfshirë në sondazh është shkurti dhe java e parë e marsit e vitit 2021.

Në vlerësim janë përfshirë 13 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhenj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan ku sektorët e përfshirë janë industria, prodhimi, shërbimet, agroindustria të cilat punojnë në kushtet e tregjeve të hapura konkurenciale.

Në sondazh nuk janë përfshirë biznese që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurencë  të  kufizuar, përfitues të PPP, koncesioneve, licenca të  privilegjuara shtetërore etj.

Pyetjes së parë të sondazhit të modulit të dytë, nëse mbështesin taksën e sheshtë  9% të propozuar nga opozita, ose taksën progresive në  rritje, duke filluar nga 15% të pozitës ose asnjërën prej tyre, përgjigjet e bizneseve ishin si më poshtë ;

- 67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksës së sheshtë 9%

- 33% e bizneseve u shprehen me besim te ulët / nuk mbështesnin asnjërën prej propozimeve partiake.

Pyetjes së dytë të sondazhit, nëse duhet të zbatohen të  njëjtat politika fiskale taksimi përkatësisht për: - kategoritë  e bizneseve që punojnë në  kushtet e tregjeve të hapura dhe konkurenciale dhe kategorisë së bizneseve, që  punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurencë  të pamjaftueshme, përfitues të PPP, koncesioneve, përgjigjet ishin si më poshtë:

- 71% e bizneseve ishin kundër përdorimit të  politikave fiskale të njehsuara ndërsa 29% e bizneseve u shprehën pro politikave fiskale të njehsuara.

Në raportet e para të sondazhit, 65% e bizneseve të pyetura u përgjigjën se një veprim i tillë do të dëmtonte ekonominë afatgjatë të bizneseve, do të shkatërronte konkurrencën e lirë dhe do të shtonte informalitetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë