Treg

Yield-et e bonove 1 vjeçare bien afër kufirit të 2%

Yield-et e bonove të thesarit me maturim 12 mujor kanë pësuar një rënie  duke u afruar pranë kufirit të 2% në ankandin e fundit të zhvilluar.

Sipas të dhënave të BSH, yieldi mesatar i ponderuar zbriti në 2.04% nga 2.17% që kishte qenë në akandin e mëparshëm.

Bonot me maturim 12 mujor u nxorrën në ankand me shumën e shpallur 10,7 miliard lekë nga të cilat 3.3 miliardë i takojnë Bankës së Shqipërisë.

Në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 12.36 miliardë lekëve ku nga 33 kërkesa u pranuan 29.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë janë rritur me përmasa të vogla nga ankandi në ankand ku rritja ka ardhur si rezultat i një kërkese më të lartë për hua nga qeveria në tregun e brendshëm.

Sipas premisave, normat e interesit të letrave të bixhozit të qeverisë do të qëndrojnë të ulëta edhe gjatë pjesës tjetër të vitit të ndikuara nga gjendja  likuide e sektorit financiar dhe ulja e parashikuar e deficitit buxhetor.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka konfirmuar orientimin se politika monetare do të vijojë të mbetet akomoduese gjatë gjithë horizontit kohor afatmesëm, në funksion të rikuperimit të qëndrueshëm të aktivitetit ekonomik.

Aktualisht, Europa po përballet me një rritje të yield-eve dhe kjo ka shqetësuar ekspertët e BQE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë