Treg

Fondi i ri i investimeve në AMF. I pari jo-likuid

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në vend u ka dhënë mundësinë sipërmarrjeve dhe investitorëve të kualifikuar të investojnë në një fond të quajtur si Fondi i Investimeve Alternative.

Sipas AMF-se, investitorë të kualifikuar dhe sipërmarrje janë subjektet e licensuara për të kryer shërbime financiare, si bankat tregtare,  shoqëritë e sigurimeve, firmat e investimeve, sipërmarrjet e investimeve kolektive, fondet e pensionit vullnetar dhe shoqëritë administruese të këtyre sipërmarrjeve. Përfshihen edhe ndërmarrjet me kapital aktiv total 2.6 miliardë lekë, të gjeneruara neto 5.2 miliardë lekë dhe kapital 260 milionë lekë. Këtu bëjnë pjesë dhe njësitë e qeverisjes vendore apo qendrore dhe administruesit e fondeve si FMN-ja, Banka Qendrore Europiane, Banka Europiane e Investimeve etj.

Fondi i Investimeve Alternative ka për qëllim investimet si pasuritë e patundshme, pra jo-likuide dhe do të administrohet nga Sea Land Investment, ku aksionet është Credins Bank.

Deri më tani fondet e investimeve në Shqipëri kanë operuar vetëm me mjete financiare dhe ndahen në Fonde Investimi, Fonde të Pensioneve Vullnetare, Tregu i Titujve dhe Tregu i Sigurimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë