Ekziston një metal që po i lë në baltë të gjithë mallrat e tjerë, përfshirë edhe Bitcoin. Sfida e re e investitorëve. Iriduimi, një ndër metalet më të çmuara në treg që vjen nga Platini dhe Paladium, u rrit gjatë janarit me 131%, duke kaluar dhe rritjen prej 86% të Bitcoin. Iridium po përdoret gjerësisht nëpër ekranet e mjeteve teknologjike.
Ndryshe nga “motrat” e Iridium që tregtohen gjerësisht, ky metal është kufizuar vetëm në bazë të tregtuesve me pakice dhe nuk ka vend në bursë apo në tregjet e tjera financiare. Kërkesa më madhe për të vjen nga prodhuesit industrialë dhe ata marrin pjesën më të madhe të mallit në treg, duke penguar konkurrencën për të.

Ekspertët mendojnë të rrisin çmimin e metalit të ri, që të stimulojnë blerjen dhe mbajtjen e tij si aset.
Iridiumi përdoret edhe në prodhimin e kandeleve dhe çmimi u rrit me 6.000 dollarë për ONZ duke kaluar dhe çmimin e arit.
Kërkesa për Iridium është ndikuar dhe nga përdorimi i kufizuar i Platinit, që përdoret tek autokalizatorët e emetimit të gazeve.
Burimi:Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




