Treg

Bitcoin bie përsëri. Ndihmat ekonomike po drejtojnë njerëzit larg tregut digjital

Bitcoin pësoi rënie të vlerës ndërkohë që tregjet e pakicës po rriten Kriptomonedha ra me 2% duke arritur në vlerën e 52.000 dollarëve.  

Ekonomistët e lidhin këtë situatë me shpërndarjen e ceqeve të ndihmës ekonomike në SHBA dhe botë, pasi njerëzit janë të prrur ta shpenzojnë atë në ekonominë e vërtetë se sa atë virtuale.

Gjithashtu, Bitcoin po bie sepse vihet re një tendencë për “t’i vlerësuar” të gjitha tregjet njësoj.

Monedha digjitale më e famshme ka rënë me 9.000 dollarë që nga fillimi i muajit mars, ndërkohë që pati rritje ditën e mërkurë kur Elon Musk njoftoi se tashmë Tesla  e ka futur Bitcoin-in në sistemin e vet të pagesave për shit-blerje.

Institucionalizimi i Bitcoin parashikon të diversifikojë  portofolet dhe  mbrojtjen nga njërritje e vrullshme e inflacionit.

Qytetarët se kanë idenë se si një cek ekonomik për ndihmë mund të ndikojë  në inflacion dhe në një treg ekonomik.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë