Lajme

Kërkohej në Itali për vrasje dhe vjedhje, kapet 30-vjeçari në Fier

Në Fier, policia ka arrestuar shtetasin Izmir Krasniqi, 30 vjeç, banues në Fermë Çlirim, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia thotë se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë