Treg

Miratohet ligji: Dritë jeshile për ndërtimin e Skavicës

Parlamenti ka miratuar ligjin që i hap rrugë miratimit të procedurës së veçantë për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me kompaninë amerikane “Bechtel International”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se ndërtimi i këtij hidrocentrali do të reduktojë përmbytjet në zonën e nën Shkodrës si dhe do të sjellë një rritje të kapaciteteve edhe për tre HEC-et e tjera të kaskadës së Drinit.

Referuar në studimet e kryera deri më tani nga KESH, vlera e investimit parashikohet që të arrijë në 550 mln dollarë.

Sipas ligjit kontrata do të ndahet në dy faza.

Ne fazën e parë, do të përfshihen në kontratë aktivitetet paraprake të punës që  do t’i mundësojnë  Bechtel-it të paraqesë një propozim tek Autoriteti Kontraktues për projektimin dhe ndërtimin e këtij hidrocentrali.

Gjithashtu do të ndihmojë ministrinë dhe qeverinë shqiptare në sigurimin e mbështetjes financiare për projektin.

Kontrata e fazës së dytë  konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrorocentralit të Skavicës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë