Më shumë se 100 vende në të gjithë botën kanë miratuar të drejtën e njerëzve për të pasur një mjedis të shëndetshëm, duke shërbyer si një mjet i fuqishëm për të mbrojtur botën natyrore.
Rreth 30 vjet më parë, një djalë të ri që donte të ndalonte ndotjen në lagjen e tij dhe përfundoi duke i kërkuar bashkisë që dëshira e tij të kthehej në ligj. Por përpjekjet e tij i vërejmë edhe tek njerëzit pro mjedisit edhe sot. Gjithcka filloi në vitin 1992, nga një përrua nëpër një qytet të vogël afër kryeqytetit, San José në Kosta Rika. Ky qytet ishte pa një sistem të duhur të menaxhimit të mbeturinave, vendasit i hidhnin mbeturinat e tyre në lumë, duke bërë që të grumbulloheshin në breg. I irrituar për situatën, atëherë 10-vjeçari Carlos Roberto Mejía Chacón, me ndihmën e familjes së tij, paraqiti një apel në dhomën kushtetuese të Kosta Rikës kundër komunës. Sipas tij duke lejuar që lumi të përdorej si një depozitë plehrash, shkelte të drejtën e njeriut për jetë të shëndetshme, e cila krijon kushte të përshtatshme jetese, rrugë të mbrojtura dhe ujëra të pastër.
Ligji ishte në anën e Chacón një vit më vonë dhe bashkia nisi të pastrojë mbeturinat dhe t’i menaxhojë ato siç. Në një përkeqësim të krizës mjedisore globale, disa studiues ligjorë kanë argumentuar se e drejta për një mjedis të shëndetshëm vepron si një rrugë ligjore për të mbrojtur botën natyrore. Kjo gjë jo vetëm që vendosi një standard të ri ligjor për gjykatat në të gjithë vendin, por gjithashtu nxiti vendimin për të gdhendur të drejtën e njeriut “për një mjedis të shëndetshëm” në ADN-në ligjore të Kosta Rikës.
“Sigurisht, njohja e së drejtës nuk është një shkop magjik që mund të përdorim për të zgjidhur të gjitha sfidat tona. Është një katalizator për veprime më të mira”, thotë avokati mjedisor David Boyd në SHBA.
Në të vërtetë, disa nga hulumtimet e Boyd kanë zbuluar se vendet me të drejtë për një mjedis të shëndetshëm ose ligje të tjera mjedisore në kushtetutat e tyre priren të kenë politika më të forta mjedisore. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të marrin rezultate më të mira në metrikat e zhvillimit të qëndrueshëm, sipas studimeve nga ekonomisti Chris Jeffords i Universitetit të Indiana të Pensilvanisë.
“Raste të ngjashme me Kosta Rikën kanë ndodhur edhe në shumë vende të tjera të Amerikës Latine, të tilla si Kolumbia, Argjentina, Peruja dhe Ekuadori”, thotë César Rodríguez-Garavito, një ekspert ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjin e mjedisit në Universitetin e New York.

Rafinimi i së drejtës
Deri më tani, këto ide kanë qenë më të pranueshme në Amerikën Latine dhe vendet e tjera, duke përfshirë Indinë dhe Filipinet, ku gjykatat kanë tentuar të jenë më proaktive sesa qeveritë në dëmin mjedisor. Nga ana tjetër, Europa ka qenë më e ngadaltë. Në një pjesë të vogël të vendeve evropiane që kanë përqafuar konceptin, duket se ka më pak ndikim në gjykata, ndoshta sepse politikat e tyre mjedisore janë përgjithësisht më të forta, sipas Laurence Gay, një ekspert i të drejtave të njeriut në Qendrën Kombëtare Franceze të Kërkimit Shkencor në Aix në Universitetin e Marsejës.
Në Slloveni, për shembull një vend me gjelbërim dhe programe të gjera riciklimi e drejta ligjore mund të ketë ndikuar në disa nga politikat mjedisore të vendit. Por efekti kryesor ka qenë formësimi i mentalitetit të vendit ndaj natyrës, siç dëshmohet nga sistemi i tij arsimor, i cili përfshin programe të gjera për mjedisit.
Ekspertët shpjegojnë se e drejta për një mjedis të shëndetshëm kërkon disa përbërës shtesë për të funksionuar mirë, veçanërisht vullnetin për ta zbatuar atë dhe sistemet gjyqësore që janë pa ndikim politik. Ata shpjegojnë se të drejtat e njeriut janë më efektive kur ato shoqërohen me të drejta dhe ligje të tjera kushtetuese që e bëjnë më të lehtë për njerëzit që të drejtohen në gjykatë dhe të marrin informacion mbi të drejtat e tyre. Dhe mbrojtja e mjedisit duhet të shkojë krah për krah me të drejtat e tjera të njeriut.
Shpesh thuhet se të drejtat e njeriut janë gabim që në gjenezë. Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në 1948 doli pas Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë, autorët e saj nuk mund të parashikonin një krizë globale mjedisore, as një pasuri të kërkimeve shkencore që demonstronin rëndësinë e natyrës për mirëqenien njerëzore.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



