Analize

Pasaportat e vaksinimit do të përdoren vetëm brenda BE-së. Po Ballkani?

Komisioni Europian planifikon të miratojë të mërkurën nxjerrjen e certifikatave të vaksinimit në formë dixhitale dhe letre, për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian. Kjo certifikatë, e cila po cilësohet ndryshe si “pasaporta jeshile”, do të përfshijë gjithashtu të dhëna të tilla si: sa teste COVID-19 ose anti-trupa ka dikush dhe nëse është vaksinuar. Kjo nismë po përshpejtohet nga vendet anëtare në mënyrë që qytetarët europianë të lëvizin lirshëm brenda unionit europian gjatë sezonit turistik, pa pasur nevojën t’i nënshtrohen karantinës apo të bëjnë disa tamponë nga kalimi në një shtet në tjetrit. Megjithatë, nisma është kritikuar ashpër nga disa vende të Ballkanit Perëndimor, pasi ajo përjashton rajonin.

Propozimi për certifikatat e gjelbra digjitale që do të përdoren brenda BE është planifikuar të paraqitet të mërkurën nga KE-së, por deri më tani nuk ka asnjë detaje për udhëtimet nga vendet e treta dhe ato të Ballkanit.

Zyrtarët e BE-së thonë se certifikatat mund të ndihmojnë në heqjen e kufizimeve të udhëtimeve ajrore dhe ndoshta të shmangin një sezon tjetër shkatërrues të pushimeve verore, pasi industria e turizmit ka qënë një nga më të prekurat nga kufizimet.

Njoftimi për futjen e certifikatave digjitale jeshile ka shkaktuar reagime negative në Ballkanin përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi, për shkak të mundësisë që edhe nëse miratohet hyrja e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, do të vlente vetëm për vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave, duke përjashtuar aktualisht vaksinën ruse Sputnik V ose ndonjë vaksinë nga prodhuesit kinezë, të cilët janë përdorur gjerësisht në Serbi.

Si bëhet aktualisht udhëtimi nga vendet e treta në BE?

Për qytetarët shqiptarë tani është e pamundur të udhëtosh në vendet e BE-së për qëllime jo thelbësore. Ky rregull zbatohet për pothuajse të gjitha vendet, përfshirë edhe ato fqinjë, si Greqia dhe Italia.

Këshilli i BE miratoi një rekomandim vitin e kaluar mbi kufizimin e udhëtimit nga vendet e treta, i cili përditësohet në mënyrë periodike. Kriteret në bazë të të cilave lejohen udhëtimet nga vendet e treta i referohen kryesisht situatës epidemiologjike. Rekomandimi i Këshillit nuk është detyrues dhe vetëm Shtetet Anëtare kanë fuqinë të rregullojnë hyrjen në territorin e tyre. Teorikisht, shtetet anëtare të BE mund të refuzojnë të ndjekin rekomandimet e përbashkëta, por deri më tani, ai është miratuar njëzëri.

Komisioni Europian pritet të publikojë një rekomandim të ri për udhëtimet nga vendet e treta kur të merret një vendim për miratimin e certifikatave të vaksinimin, por nuk është ende e qartë a do të bëhet e mundur lëvizja e lirë brenda BE-së të të gjithë shqiptarëve apo qytetarëve të Ballkanit që janë vaksinuar. Ajo që është e qartë është së fillimisht Komisioni Europian do të kërkojë miratimin e certifikatave të vaksinimit do të vlejnë për vendet anëtare.

Po ashtu, nuk është ende e sigurt që ajo do të njohë edhe vaksinat jo të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). “Propozimi për të njohur vaksinat e paautorizuara nga EMA është ende në tryezë”, thanë burimet.

Çështja është veçanërisht e rëndësishme për vendet e Ballkanit si Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia e Veriut,  të cilat janë kryesisht të vaksinuara me goditje ruse dhe kineze, por edhe për vende tjera të BE si Hungaria, Çekia dhe Sllovakia që kanë marrë vaksinat ruse dhe kineze.

Ajo mund të përbëjë në të ardhmen e afërt një problem edhe për vendin tonë, pasi qeveria shqiptare duket se ka “zbutur” qendrimin ndaj vaksinave ruse dhe kineze, duke mos e përjashtuar plotësisht edhe marrjen e tyre. Një akt normativ që theksonte se Shqipëria do të marrë vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave është zëvendësuar me një vendim të dytë që e lë të hapur rrugën për blerjen e vaksinave nga Moska dhe Pekini.

Një vendim i mundshëm i BE për të lejuar hyrjen vetëm të udhëtarëve që kanë marrë vaksina perëndimore do të ishte “skandaloz” dhe “i paarsyeshëm”, tha Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. “Si do ta ndalojnë lëvizjen e kryeministrit hungarez Orban i cili mori vaksinën kineze. Tani ata madje më bënë të bej vaksinën kineze pasi e dëgjova këtë, dhe pastaj nëse nuk më mirëpresin në Bruksel, nuk do të ketë dialog me Prishtinën, ”komentoi Vuçiç.

Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev

Vuçiç gjithashtu deklaroi se pasi Serbia nuk kishte marrë vaksina nga Europa, kjo do të nënkuptojë që banorët e Serbisë nuk do të lejohen të udhëtojnë në BE sipas vendimit të ri.“Unë jam i bindur se askush në BE nuk ka ndërmend të marrë një vendim të tillë, por nëse kjo do të ndodhë, ne do të themi, faleminderit, ne kemi kuptuar se çfarë lloj politike keni ndaj Serbisë dhe vendi ynë do të përshpejtojë përparimin e saj ,” shtoi ai.

Greqia dhe Qiproja kanë treguar tashmë se janë të gatshëm të lëvizin më shpejt sesa kolegët e tyre të BE-së në lidhje me certifikatat e vaksinimit. Të dy kanë arritur tashmë një marrëveshje bilaterale për lëvizjen e lirë të të vaksinuarve me Izraelin, i cili ka udhëhequr botën me fushatën e tik të vaksinimit.

Franca dhe Gjermania kanë treguar njëfarë ngurrimi në lidhje me pasaportat e vaksinimit, duke thënë se ato  do t’u jepnin individëve të drejta mbi ata që nuk janë vaksinuar. Zyrtarët kanë thënë se kjo mund të rezultojë diskriminuese.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime në lidhje me drejtësinë për ata që mund të mos u ofrohet qëllimi, me vaksinën ende në mungesë.

Komisioni ka thënë se do të përpiqet të shmangë diskriminimin ndaj individëve që nuk kanë bërë vaksinën, pasi deri më tani, vetëm 6% e popullsisë së BE-së kanë marrë të paktën një dozë. Për këtë qëllim, po mendohet që ata që nuk janë vaksinuar, të bëjnë një tampon negativ, rezultati i të cilit do të shënohet edhe tek certifikata, duke vërtetuar se nuk janë të infektuar.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha po ashtu javën e kaluar tha se, nëse blloku nuk do të binte dakord mbi përfitimet e njerëzve që janë vaksinuar, vendi i tij dhe disa vende të tjera do të ecnin përpara me planet e tyre.

Burimet: “Euractiv”, “European Western Balkans”, “Euronews”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë