Duke nisur nga prilli 2021, kërkesa për rimbursimin e TVSH-së nga bizneset do të paraqitet online, sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve në një takim me bizneset nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Përfaqësuesja e Dhomës Ameriksne të Tregtisë, Alketa Uruçi u shpreh se gjatë pandemisë bizneset komunikonin online me administratën tatimore, por kërkesa për rimbursim nuk iu pranua në atë formë dhe kërkoi fleksibilitet nga DPT-ja.
Kreu i DPT-së, Delina Ibrahimaj tha se stoku fizik i rimbursimeve të TVSH-së po reduktohet dhe i gjithë procesi do të automatizohet duke reduktuar dhe shkurtimin e procesit me 10 ditë nga 30-60 ditëshi i caktuar.
Vonesa mund të ketë për bizneset e mëdha me këste mbi 150 milionë lekë.
Shqetësimet tjera që u ngritën nga Dhoma e Tregtisë, ishin mbi lëshimin e certifikatës së taksimit të dyfishtë dhe vonesat e kontrollit tatimor për bizneset që çregjistrohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Në korrik nis faza e dytë e fiskalizmit për bizneset që nuk përdorin paranë në dorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.