Taksa

Rimbursimet e TVSH-së nga bizneset do të kërkohen online nga prilli

Duke nisur nga prilli 2021, kërkesa për rimbursimin e TVSH-së  nga bizneset do të paraqitet online, sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve në një takim me bizneset nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. 

Përfaqësuesja e Dhomës Ameriksne të Tregtisë, Alketa Uruçi u shpreh se gjatë pandemisë bizneset komunikonin online me administratën tatimore, por kërkesa për rimbursim nuk iu pranua në atë formë dhe kërkoi fleksibilitet nga DPT-ja.

Kreu i DPT-së, Delina Ibrahimaj tha se stoku fizik i rimbursimeve të TVSH-së po reduktohet dhe i gjithë procesi do të automatizohet duke reduktuar dhe shkurtimin e procesit me 10 ditë nga 30-60 ditëshi i caktuar.

Vonesa mund të ketë për bizneset e mëdha me këste mbi 150 milionë lekë.

Shqetësimet tjera që u ngritën nga Dhoma e Tregtisë, ishin mbi lëshimin e certifikatës së taksimit të dyfishtë dhe vonesat e kontrollit tatimor për bizneset që çregjistrohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Në korrik nis faza e dytë e fiskalizmit për bizneset që nuk përdorin paranë në dorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë