Treg

AKBN-ja shpall 2 blloqe nafte të lira për kompanitë e interesuara

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka shpallur dy blloqe B dhe E për kërkimin e naftës nga operatorë potencialë që mund të shfaqin oferta të përshtatshme.

Blloku B ndodhet pranë Rodonit në zonën perëndimore të vendit me sipërfaqe rreth 776 kilometër katror. Kjo zonë ka qenë dhe më parë në një marrëveshje për nxjerrjen e naftës me kompaninë “SHELL” dhe më pas me “PETROMANAS”. Blloku E ndodhet në zonën qëndrore të vendit me sipërfaqe 700 kilometër katror.

Pak kohë më parë qeveria shqiptare ndryshoi legjislacionin mbi kompanitë e nxjerrjes së naftës, ku tashmë duhet të ndajnë me shtetin fitimin që në përfitimin e fuçisë së parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë