Treg

Papunësia është rritur, më shumë tek gratë dhe të rinjtë

Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2020, sipas Instat shkalla e punësimit në vend arriti 60.2% me një rënie prej 3.4% në krahasim me një vit më parë. Në krahasim me një tremujor më para shkalla e punësimit ra me 2.2%.


Në të njëjtën periudhë, tremujorin e katërt të 2020-ës papunësia, arriti në nivelin 11.8% me një rritje prej 0.6 pikësh nga 2019-a dhe me rritje 0.2 pikë nga tremujori paraardhës i 2020-ës.
Nga njerëzit në marrëdhënie pune gjatë vitit të shkuar numërohen 60.5% gra dhe 77.2% burra.

Të papunësuar rezultojnë 11.7% burra dhe 12.1% gra. Pjesa tjetër përbëhet nga të rinjtë me shifër 21.7% dhe nga njerëzit jo-aktivë ekonomikisht që arrijnë 18.2% të papunësuarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë