Treg

Pensionet private u rritën dhe në pandemi

Anëtarët e skemës së pensioneve private në vend janë shtuar me 9.7% (rreth 31 mijë anëtarë) gjatë vitit 2020 në krahasim me vitin 2019.

Nga të dhënat  e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), janë rritur dhe shumat e investuara që arrijnë vlerën e 3.6 miliardë lekë. Pavarësisht se ka patur një rritje të ndjeshmë gjatë përiudhës së pademisë, ritmi i rritjes mbetet e ulët në krahasim me dy vitet paraardhëse.

Shoqëritë administruese mbetën të njëjtat “Credins Pensions”, “Sigal”, “Raiffeisen”, “Albisg”.

“Credins Pensions” mban numrin më të lartë të anëtarëve, ndjekur nga “Sigal”. Ndërsa numrin më të madh të aseteve e ka shoqëria “Sigal”.

Nga ndarja gjinore, femrat zënë peshën më të madhe si pjesë e skemës së pensioneve private.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë