Treg

Tregjet europiane të paqëndrueshme, aksionet pësojnë rënie

Aksionet në tregjet europiane shënuan rënie të premten ndërkohë që rritja e rendimenteve të bonove amerikane vazhdoi të tërhiqte vëmendje.

Rënia ishte e ndjeshme dhe indeksi më i gjerë i aksioneve të MSCI ra 0.89% gjatë tregtisë ditën e premte.

Departamenti i Punës njoftoi se shkalla e papunësisë ra në 6.2%.

Ndërkohë që Europa ka lëvizje të vazhdueshme të çmimit të aksioneve, rendimenti në thesarin 10-vjeçar të SHBA u rrit me 1.6%

Jerome Powell, Kryetari i Rezervës Federale të SHBA, tha se rihapja ekonomike mund të “krijojë një presion në rritje mbi çmimet”, duke vënë në dukje se ai pret që banka qendrore të jetë “e durueshme” në veprimin e politikave edhe nëse ekonomia sheh rritje tranzitore të inflacionit.

Pandemia po e bën akoma më të vështirë situatën ekonomike në Europë.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholtz, tha se ekonomia më e madhe e Europës do të ketë nevojë për një buxhet shtesë për 2021 në mënyrë që të financojë kosto shtesë në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë