Sport

Rekord i ri botëror në 60 metra me pengesa, atleti amerikan shkruan historinë

Mjafton vetëm një fraksion sekondi për të shkruar historinë. Këtë bëri atleti Grant Holloway, i cili arriti të shpallet kampion bote në 60 metra me pengesa në salla të mbyllura duke vendosur edhe rekord. 23-vjecari nga Shtetet e Bashkuara e ndali kronometrin në 7”29, duke u bërë në këtë mënyrë edhe i pari atlet në historinë e “mbretëreshës së sporteve”, që zbret poshtë kohës 7”30 në garën më të shkurtër me pengesa, në aktivitetet indoor. Bie kështu një ndër rekordet më të vjetër në historinë e këtij sporti në salla të mbyllura, rekord i cili i përkiste atletit të famshëm britanik Collin Jackson.

Në vendin e dytë u rendit kampioni I botës në salla të mbyllura, atleti britanik Andreë Pozzi me kohën personale më të shpejtë të sezonit 7”51. Rekordi I vjetër në garën e 60 metrave me pengesa në salla të mbyllura ishte vendosur në marsin e vitit të largët 1994 nga ish-atleti i famshëm uellsian Collin Jackson me kohën 7”30. Fillimisht në garat kualifikuese sprinteri nga Shtetet e Bashkuara mbeti vetëm 0,02” larg rekordit 27-vjecar të atletit të mirënjohur britanik, megjithatë 23-vjecari nga Chesapeake duket se e kishte ruajtur më të mirën pikërisht për në finalen e madhe.

Përveç shpërblimit prej 20.000 dollarësh për titullin kampion në World Indoor Tour fituesit e çdo disipline përfitojnë edhe një ftesë për hyrjen e drejtpërdrejtë në kampionatin e ardhshëm botëror të sallave të mbyllura, që do të zhvillohet vitin tjetër në Beograd. Grant Holloway garon në disiplinat e 60, 60 metrave me pengesa, 110 metrave me pengesa, kërcim së gjati si dhe në garën e stafetës në 400 metra. Një tjetër aktivitet I rëndësishëm indoor do të startojë pikërisht në Kontinentin e Vjetër javën e ardhshme, bëhet fjalë për kampionatin evropian të sallave të mbyllura, që do të zhvillohet nga data 4-7 mars në Qytetin e Torunit, në Poloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë