Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë lëshuar alarmin se nuk kanë në dispozicion staf mjekësor të mjaftueshëm për të përballuar këtë event. Si pasojë e pandemisë Covid-19, të gjithë mjekët e infermierët japonezë janë të impenjuar me punën e përditshme dhe nuk kanë kohë për të kryer vullnetarin gjatë Olimpiadës, siç dhe ishte parashikuar.
“Është e pamundur që t’ua kërkojmë këtë gjë, të kryejnë vullnetarin me kohë të plotë. Mjekët e infermierët kishin pranuar të kryenin këtë rol, por situata ndryshoi për shkak të pandemisë. Tani ata janë të mbingarkuar me punën e tyre të përditshme në spitale. Ndaj, nuk mund t’u kërkojmë të bëjnë me çdo kusht vullnetarin në Olimpiadë”, tha drejtori i Tokyo Medical Association.

Ai shtoi se për këtë Oliompiadë, për një periudhë 2-mujore (15 korrik-15 shtator, ku përfundon edhe Olimpiada për personat me aftësi të kufizuara), nevojiten të paktën 3500 personel mjekësor shtesë, mjekë e infermierë.
Në Tokio janë mjaft skeptik për mbajtjen e olimpiadës së vitit 2021, teksa një sondazh i mbajtur muajin e shkuar tregonte se 1/3 e japonezëve që u pyetën ishin të mendimit që Lojërat Olimpike të shtyhen, me frikën se zhvillimi i tyre mund ta hapë akoma dhe më shumë infeksionin. Organizatorët janë ende të pasigurt për masat që duhen ndërmarrë dhe pritet që të mblidhen për të ndërtuar një plan konkret për zhvillimin e olimpiadës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




