Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u miratua projektigji për ‘’Ratifikimin e marrëveshjes së huasë midis qeverisë së Shqipërisë dhe KFW Frankfurt’’.
Marrëveshja në vlerën e 80 milionë eurove do të synojnë kryesisht ndërhyrjet për përmirësimin e aksesit dhe të qëndrueshmërisë më të madhe të trashëgimisë kulturore, pasurive natyrore si dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e vendit në kuadër të planeve zhvillimore lokale të bashkive. Këtu përfshihen Bashkia e Shkodrës, e Fierit, Lezhës, Kamzës, Beratit, Kuçovës, Elbasanit dhe Bashkia e Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




