Përfundon 1-1 ndeshja Skënderbeu-Vllaznia. Skuadra e trajnerit Brdariç, nuk shkoi më shumë se barazimi në transfertë ndaj Skënderbeut të vendit të fundit. Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të falë supergolit të Duvunës, me një goditje nga distance.
Pjesa e dytë nisi me Vllazninë kërkuese dhe braziliani Da Silva fitoi një penallti në minutën e 58-të dhe ekzekutimin e mori përsipër Haris Dilaver. Boshnjaku nuk gaboi përballë Dajsinanit dhe barazim 1-1. Rikthim te goli pas një kohe të gjatë për sulmuesin e Vllaznisë. Rezultat që gëzon më shumë ndjekësit e ekipit shkodran, teksa gara për titullin kampion është më e hapur dhe më e bukur se kurrë.
Fitore e madhe e Partizanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, mposhti Kukësin, me rezultatin 1-2, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 63-të, kur Çinari shënoi një gol të bukur pas krosimit të telekomanduar të Asanit. Në pjesën e mbetur të lojës Kukësi nuk mundi të reagonte dhe Partizani u mundua të ruajë avantazhin.
Kur u duk se gjithçka do mbyllej me fitoren minimale të Partizanit, u shënuan dy gola, në mënyrën më të pazakontë ndonjëherë në Superiore. Në minutën e 88 Taipi dëmtohet në zonë, por Murataj vazhdon lojën dhe shënon për 2-0. Skuadra e kuqe “korrigjoi” menjëherë këtë gabim të futbollistit të tyre, duke i hapur portën Vesel Limajt, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2. Me këtë triumf Partizani afrohet 4 pikë nga Vllaznia dhe Kukësi renditet në vendin e 5-të me 29 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




