Futboll

Fiksohet çmimi për Herri Kejn, do të bëhet lojtari i tretë më i paguar në botë

Ku do të luajë Herri Kejn sezonin e ardhshëm? Sulmuesi anglez është një nga më të mirët në botë dhe kushdo që e kërkon, duhet të paguajë te Totenhemi. Në gjurmët e 27-vjeçarit janë vënë disa nga klubet më të mëdha europiane, me Mançester Junajtid në krye, ndaj dhe lamtumira nga “gjelat” duket e sigurt.

Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, sipas “Daily Mail”, ka fiksuar tashmë edhe çmimin për sulmuesin anglez, 150 milionë stërlina, rreth 173 milionë euro. Një shifër e frikshme, që do ta bënte Kejnin lojtarin e tretë më të paguar në botë, pas Nejmarit me 222 milionë euro dhe Mbape me 180 milionë euro.

Kejn me fanellën e Totenhemit. Gazeta Si, 19 shkurt 2021

Cili klub mund t’ia lejojë vetes një shpenzim të tillë? Në këtë kohë pandemie është shumë e vështirë të flitet për të tilla shifra, por në Angli mund të bëhet ndonjë çmenduri për ta bërë kapitenin e Totenhemit “djall të kuq”. Në të kundërt, presidenti Levi duhet të ulë çmimin, nëse dëshiron që të arkëtojë nga shitja e Kejnit. Për sulmuesin shtatlartë ka pasur interesim edhe nga Reali i Madridit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë