Lajme

Covid-19/ MSH: 1112 raste të reja dhe 17 vdekje në 24 orët e fundit. Deri tani 3049 të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 3935 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1112 qytetarë. Numri më i lartë të infektuarve vijon të jetë në Tiranë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 të moshave 43-79 vjeç.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se procesi i vaksinimit ka vijuar në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së enjte janë kryer 736 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antiCOVID.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1112

Të shëruar në 24 orë      991

Të shtruar në spitale      594

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore                3935

Testime totale           428,654

Raste pozitive            96,838

Raste të shëruara      60,675

Raste Aktive               34,546

Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20973

Fier     2827

Vlorë      1802

Durrës    1782

Shkodër  1454

Elbasan   1148

Lezhë   1005

Korçë   988

Berat       980

Gjirokastër 843

Kukës   420

Dibër    324


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë