Romelu Lukaku i Interit futet në klubin e futbollistëve që kanw shënuar 300 gola në karrierë. Sulmuesi belg e arrin këtë rekord në moshën 27 vjeçare dhe ndodhet në vendin e tretë në renditjen speciale të Optas.
300 – Romelu #Lukaku ha realizzato il suo 300º gol in carriera tra prima squadra e Nazionale maggiore. Devastante.#InterLazio pic.twitter.com/uvSq4v5Z9S
— OptaPaolo (@OptaPaolo) February 14, 2021
Në vendin e parë është Lionel Messi, që 300 golat i shënoi në moshën 25 vjeçare, ndërsa në vendin e dytë Cristiano Ronaldo po si Lukaku, 27 vjeç. Në vendin e katërt renditet sulmuesi polak Roberto Lewandowski, që shënoi 300 golat e parë në moshën 28 vjeçare. Në vendin e pestë Luis Suarez po në moshën 28-vjeçare dhe mbyll Zlatan Ibrahimovic në moshën 31 vjeçare.
Age when scoring the 300th career goal for club & country:
— William Hill (@WilliamHill) February 14, 2021
🇦🇷 Messi: 25 years old
🇵🇹 Ronaldo: 27 years old
🇧🇪 Lukaku: 27 years old
🇵🇱 Lewandowski: 28 years old
🇺🇾 Suárez: 28 years old
🇸🇪 Zlatan: 31 years old
Plenty more to come from Rom. 🙌 pic.twitter.com/V5IS5MdtDH
Sa u përket golave të Lukakut, që kryeson renditjen e Serie A së bashku me Ronaldon këtë sezon me 16 gola, sulmuesi belg i ka të shpërndarë 300 golat e tij të karrierës në 6 ekipe. Më shumë gola ka shënuar me Everton, 87 të tillë.
Tek Inter arriti kuotën e 56 golave, me Manchester United 42, me Anderlecht 41 dhe me West Bromwich 17 gola. Po t’i shtosh edhe 57 golat e shënuar me ekipin kombëtar belg, shifra shkon në 300 gola.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.