Treg

Bonot 1-vjeçare arritën vlerën e shpallur. Yield-et pësuan rritje

Yield-et e bonove të thesarit janë rritur përsëri 1 muaj pasi BSH lajmëroi për rënien e përqindjes së tyre. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi ankandin e fundit të zhvilluar për bonot e thesarit yield-i mesatar i ponderuar kapi vlerën 2.14% nga 1.99% që ishte në ankandin paraardhës.

Bonot me maturim 12 mujor u nxorrën në ankand me shumën e shpallur 10,7 miliard lekë.

Për bonot e thesarit u bën 27 kërkesa nga të cilat 26 u pranuan duke kapur shumën maksimale të shpallur.

Yield-et 3 mujore kanë patur kërkesë më të ulët duke kapur vetëm gjysmën e shumës së shpallur, prej rreth 1,5 mld nga 3 mld që ishte nevoja.

Mesatarja e ponderuar e yeild-eve me afat maturimi 3 muaj vazhdon të jetë 1.29% duke penguar shitjen e tyre e cila do të kthehej në vlerë të vogël. Yield-et me mesatare të rritur mbështeten nga stimuli i BSH-së për të bërë tregun monetar sa më likuid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë