Futboll

Ramen Çepele, mbrojtësi për të cilin Interi mund të pendohet për 20 vite

Talenti i Ramen Çepele nuk kaloi e pa vërejtur në mediat ndërkombëtare. Në një artikull të publikuar në 24 orët e fundit, gazeta prestigjioze spanjolle “AS” shkruan se Interi ka bërë një gabim që mund ta bëjë të pendohet për 20 vite duke mos i besuar qendërmbrojtësit 17-vjeçar, i cili është pjesë e Hanover 96-ës.

‘’Gabimi i Interit për të cilin mund pendohet për 20 vite: Ai është Bonucci i ri, qendërmbrojtësi i së ardhmes. Ky është Ramen Çepele, qendërmbrojtësi mëngjarash 17-vjeçar që tashmë ka bërë debutimin me ekipin e parë të Shqipërisë. Ai la Italinë për të nënshkruar me Hanover 96.

Në tregun botëror mungojnë qendërmbrojtësit e mirë, dhe akoma më rrallë janë ata që luajnë me këmbën e majtë. Nuk shpjegohet se si Interi lejoi Ramen Çepelen t’i largohej. Zikaltërit nuk pranuan të rinovonin me lojtarin e tyre, bile as nuk pranuan ndonjë ofertë nga një klub i madh italian duke lejuar që mbrojtësi të firmosë në Gjermani me Hanoverin. Pavarësisht se ka lindur në Itali dhe është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave, Ramen ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, i tërhequr nga premtimi për të debutuar me kuqezinjtë.

Ai luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në miqësoren ndaj Kosovës duke shfaqur nivel të lartë. I gjatë 1.90 m, inteligjent dhe i aftë në pozicionim, ai di të gjuajë dhe goditjet e dënimit. Është njëri prej mbrojtësve të së ardhmes!’’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë