Faza e “nokautit” në Champions hapet në një mënyrë spektakolare. Barcelona, PSG, Liverpool e Leipzig janë katër skuadrat e parë që do të zbresin në fushë për 1/8 e Champions League mbrëmjen e sotme .
Barcelona-PSG
Në “Camp Nou” luhet ndeshja e madhe midis Barcelonës dhe PSG, dy nga kandidatët e mundshëm për fitoren finale takohen përsëri në kompeticionin europian, në përpjekje që të arrijnë çerekfinalet.
Barcelona ka eliminuar PSG në të tria përplasjet e fundit të Champions League: çerekfinalet 2012/13, çerekfinalet 2014/15, 1/8 finale të sezonit 2016/17. E vetmja herë kur PSG i kaloi katalanasit në një fazë “nokauti” të turneut ishte në çerekfinalet e sezonit 1994/95 (3-2 në total).
Hera e fundit që Barcelona dhe PSG u takuan ishte në të njëjtin raund (1/8 finale) të Ligës së Kampionëve, sezoni 2016/17. Ekipi katalanas u bë skuadra e parë- dhe deri më tani e vetme, që u kualifikua në raundin tjetër, pasi e humbi ndeshjen e parë me një diferencë prej të paktën katër golash (0-4 në “Parc des Princes”; 6-1 në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”).
“Unë pashë sesi mënyra e lojës së Barcelonës evoluoi pas mbërritjes së trajnerit të ri. Ata filluan një rrugë të re dhe hynë në një kapitull tjetër të historisë së tyre. Ata janë një ekip i fortë me ide të qarta, kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Barcelona është një klub i shkëlqyeshëm, ashtu si PSG. Ne, gjithashtu duam të fitojmë gjithmonë”.
Kështu tha Pochettino dje pasdite, në konferencën për shtyp. Ky është një nga raundet e 1/8 finale që premton më shumë spektakël në Champions. Sidoqoftë, le të shohim formacionet e mundshme të sfidës.
Barcelona nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Sergi Roberto dhe Araujo, ndërsa Pique është rikuperuar, por nuk do të jetë titular. Pragu mbrojtës përpara Ter Stegen do të përbëhet nga Dest, Umtiti (në balotazh me Mingueza), Lenglet dhe Jordi Alba. Në mesfushë planifikohen De Jong me Busquets dhe Pedri, ndërsa Messi do të jetë sulmuesi i parë, i mbështetur nga Dembelè dhe Griezmann.
Mungesa e madhe në anën tjetër është një ish, Neymar, i zëvendësuar nga Kean në sulm. Për të kompletuar tredhëmbëshin e Pochettino do të jenë Icardi dhe Mbappé. Në mbrojtje: Florenzi, Marquinhos, Kimpempe dhe Kurzawa. Keylor Navas në portë. Në mesfushë: Verratti, Paredes dhe Sarabia. Pra, një ekip hiper-sulmues.
Formacionet e mundshme:
BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Umtiti, Lenglet, Jordi Alba; de Jong, Busquets, Pedri; Dembélé, Messi, Griezmann.
PSG (4-3-3): Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Verratti, Paredes, Sarabia; Kean, Icardi, Mbappé.
LEIPZIG VS KLOOP
Në vendin e dytë në Bundesligë, por 5 pikë larg Bayern për Leipzig përballja në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool bëhet vendimtare. Reds të Jurgen Klopp vijnë nga një moment i vështirë, kur kanë marrë dy humbje, duke pësuar 7 gola e duke shënuar vetëm dy. Sipas teknikut skuadra nuk ka justifikuar me rezultat performancën në fushë, gjë që do të tentojë ta bëjë në transfertën e Champions.
Në prag të ndeshjes, Jurgen Klopp mohon me forcë zërat se po mendon të largohet nga Liverpool. “Nuk kam nevojë për pushim – shpjegoi ai -. Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Mund të mos dukem në formë sepse nuk jam i freskët, mjekra ime bëhet gjithnjë e më e thinjur, nuk fle shumë, sytë e mi janë ashtu, por jam plot energji ”.
“Kundër City dhe Leicester, ajo që pamë në fushë nuk pasqyron rezultatin,” shtoi Klopp, duke kthyer vëmendjen për rezultatet e fundit negative. “Pësuam gjithsej shtatë gola, duke shënuar vetëm 2. Kjo ndodhi për shkak të gabimeve individuale, e kemi biseduar”. “Gjatë sezonit ndodhi një përzierje e ndryshme gjërash. Kemi zhvilluar disa ndeshje jo shumë të mira, por kohët e fundit performancat janë përmirësuar,” përfundoi Klopp.
Këto konsiderata rrisin shqetësimin e Julian Nagelsmann, trajnerit të Leipzig. “Jashtë nga gara për titull, Liverpool tani do të përqendrohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Ata do të përpiqen të harrojnë gjërat negative,” shpjegoi ai. “E dimë që Liverpool është një ekip i klasit botëror – shtoi ai -. Pavarësisht rezultateve negative në kampionat, shumë trajnerë të Premier League thonë se Liverpool, së bashku me Manchester City, janë skuadrat më të pakëndshme për t’u ndeshur sepse dinë si të përshtaten dhe zbatojnë mirë udhëzimet e trajnerit “.
Këto konsiderata rrisin shqetësimin e Julian Nagelsmann, trajnerit të Leipzig. “Jashtë nga gara për titull, Liverpool tani do të përqendrohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Ata do të përpiqen të harrojnë gjërat negative,” shpjegoi ai. “E dimë që Liverpool është një ekip i klasit botëror – shtoi ai -. Pavarësisht rezultateve negative në kampionat, shumë trajnerë të Premier League thonë se Liverpool, së bashku me Manchester City, janë skuadrat më të pakëndshme për t’u ndeshur sepse dinë si të përshtaten dhe zbatojnë mirë udhëzimet e trajnerit “.
Formacionet e mundshme:
LEIPZIG (3-4-2-1): Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Orban; Mukiele, Kampl, Sabitzer, Angelino; Dani Olmo, Nkunku; Poulsen.
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Henderson, Robertson; Jones, Thiago, Wijnaldum; Salah, Firmino, Manè.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.