Presidenti i Napolit, sipas “La Repubblica”, ka bërë një bisedë me trajnerin në dhomat e zhveshjes para ndeshjes me Juventusin, duke i shprehur atij besimin për vazhdimin e bashkëpunimit.
Më pas ajo fitore ndaj Juventusit falë një penalltie që ka larguar humorin e keq të javëve të fundit. Me golin e Insinjes ndaj bardhezinjve te Napoli është kthyer qetësia. Edhe situata e trajnerit Ivan Xhenaro Gatuzo është qartësuar, sepse presidenti Aurelio De Laurentis pikërisht para ndeshjes me Juventusin, e ka konfirmuar atë. Ai u fut në dhomat e zhveshjes dhe përpara gjithë skuadrës e ka konfirmuar zyrtarisht.
“La Repubblica” shpjegon se De Laurentis e kishte vendosur gjithçka, pavarësisht rezultatit me Juventusin. Sigurisht, 3 pikët kanë sjellë më shumë qetësi dhe entuziazëm në një ambient që periudhën e fundit ka qenë i trazuar për shkak të ndonjë humbjeje të papritur. Për këtë arsye, duhej qartësuar edhe pozicioni i trajnerit Gatuzo dhe këtë e ka bërë vetë presidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.