Interi nuk mund ta humbiste kurrsesi shansin për të marrë kryesimin. Pas humbjes së djeshme të Milanit ndaj Specias, skuadra e trajnerit Antonio Kontes mundi 3-1 Lacion, duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve, që do të thotë parakalim I kuqezinjve dhe vend i parë.
Romelu Lukaku shënoi 2 gola në pjesën e parë, duke e çuar ndeshjen aty ku donte Interi. Belgu realizoi fillimisht me penallti dhe pastaj në fundin e pjesës së parë dyfishoi me një gol të konfirmuar nga VAR-i. Lacio rihapi ndeshjen pak pas nisjes së pjesës së dytë me golin e Eskalantes, por menjëherë Lautaro Martinez shënoi edhe golin e tretë për Interin, pas pasimit të artë të Lukakut.
Trajneri Simone Inzagi ndërhyri nga stoli, duke hedhur në fushë edhe Vedat Muriqin, por asgjë nuk ndryshoi dhe zikaltrit tashmë i shohin të gjithë nga lart. Kampionati është impenjimi i vetëm i Interit dhe detyra e Kontes është që ta mbajë skuadrën në krye, pse jo dh eta shkëputë nga rivalët. Lacio, pas kësaj humbjeje, është jashtë zonës europiane të renditjes.
Në ndeshjet e tjera të javës së 22-të të Serisë A, veçohen fitoret e Romës ndaj Udinezes dhe ajo e Atalantës në fushën e Kaljarit. Roma ka marrë vendin e tretë, duke përfituar nga humbja e Juventusit, ndërsa Atalanta është gjithmonë pranë zonës Champions. Nga futbollistët e Kombëtares këtë fundjavë janë aktivizuar Ardjan Ismajli dhe Berat Gjimshiti.
Seria A, java e 22-të
Sot
Roma-Udineze 3-0
Kaljari-Atalanta 0-1
Sampdoria-Fiorentina 2-1
Krotone-Sasuolo 1-2
Inter-Lacio 3-1
Të shtunën
Torino-Xhenoa 0-0
Bolonja-Benevento 1-1
Napoli-Juventus 1-0
Specia-Milan 2-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.