Futboll

Milani “mundje dore” me Donarumën për rinovimin, Raiola kërkon 10 mln euro

Rinovimi i Donarumës është një nga prioritetet e Milanit prej kohësh. Palët janë ende larg, por jo aq larg sa më parë. Drejtuesit e klubit kuqezi duan ta blindojnë dhe ofrojnë një kontratë 5-vjeçare për portierin italian, me 7 milionë euro në sezon, 1 më shumë se sa merr aktualisht, plus një bonus prej 1 milion eurosh në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe 1 milion euro të tjera në rast të fitimit të titullit.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, nuk lëviz nga kërkesa e tij për 10 milionë euro për një rinovim deri në qershor të vitit 2022. Vullneti i Raiolës është që të presë një ofertë nga një klub i madh europian, që është në kërkim të një portieri të nivelit të lartë. Kjo gjë shpjegon ngadalësimin e takimeve me Milanin, si dhe faktin që ai do të firmosë një kontratë 1-vjeçare për klientin e tij.

Xhanluixhi Donaruma. Gazeta Si, 12 shkurt 2021

Çelsi dhe PSG-ja janë dy klubet e nivelit të lartë që janë më të zbuluar në rolin e portierit. Por prapa duket se fshihet Juventusi, edhe pse për momentin bardhezinjtë duan t’i japin besim Sheznit. Palët, në çdo rast, nuk janë shumë larg akordit. Në fund diferencën duket se do ta bëjë dëshira e vetë portierit, nëse do ta vazhdojë karrrierën te skuadra që ka dashur gjithmonë, apo do të ndërrojë ambient.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë