Futboll

Video/ Teuta kalon me lehtësi Skënderbeun, ngjitet në vend të dytë

Teuta dhe Skënderbeu hapën javën e 19-të të Superiores në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”. Skuadra e trajnerit Edi Martini fitoi 2-0, duke marrë të paktën për një natë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me 13 pikë, 4 më pak se Vllaznia kryesuese.

Ndeshja është dominuar nga durrsakët, të cilët realizuan golin e avantazhit pas 32 minutash lojë me Emiliano Vilën. Skënderbeu pati një mundësi të mirë në fillim të pjesës së dytë për ta barazuar rezultatin, por Mara dhe pas tij Meksi gabuan në gjuajtje brenda zonës. Goli i dytë u shënua në kohën shtesë, kur Teuta fitoi një goditje dënimi afër zonës dhe Karabeci u tregua i saktë në ekzekutimin e saj.

Teuta ka konfirmuar kështu pretendimet e saj për titull, duke parakaluar Partizanin, që luan sot ndaj Kastriotit, ndërsa Vllaznia e vendit të parë pret Apoloninë. Sfida më interesante e javës është ajo mes Tiranës dhe Kukësit.

Java e 19-të
Sot
Teuta-Skënderbeu 2-0
Nesër
Tirana-Kukësi
Vllaznia-Apolonia
Bylis-Laçi
Kastrioti-Partizani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë