Kryetari i Komitetit Organizativ të Olimpiadës së Tokios, Yoshiro Mori ka dhënë dorëheqjen dhe ka kërkuar falje për komentet seksiste kundër grave. Deklaratat e tij ndezën protesta dhe të shumtë ishin tifozët që kërkuan largimin e tij. “Kur rrisni numrin e grave të pozitave ekzekutive, nëse atyre nuk u kufizohet e folura për një periudhë, ato kanë probleme që ta përfundojnë fjalën, gjë që është e mërzitshme”, është cituar të ketë thënë ai.
Mori në një deklaratë pas dorëheqjes tha se komentet e tij ishin të papërshtatshme dhe krijuan telashe të shumta. “Unë jam përpjekur të mbështes gratë sa më shumë që të jetë e mundur, dhe jam përpjekur t’i mbështes gratë më shumë sesa burrat”, u shpreh Mori.
Dorëheqja e tij vjen vetëm disa muaj para nisjes së Lojërave Olimpike, që ishin planifikuar të zhvilloheshin vitin e kaluar por që u shtynë por shkak të pandemisë Covid-19. Ky largim i More ndikon negativisht dhe tashmë organizatorët akuzohen se kanë dështuar që të zhvillojnë Lojërat Olimpike. Komentet e tij kanë nxitur zemërim në Japoni, derisa në Twitter ka pasur një mori mesazhesh me thirrjet “mjaft më”, mizogjeni” dhe “kërkojmë dorëheqjen e Yoshiro Morit”.
Komentet e Morit, janë problematika e fundit për organizatorët, të cilët veçse po përballen me shqetësime të publikut për shtyrje të këtyre Lojërave, si pasojë e pandemisë. Ministri për Reformat Administrative dhe Rregullatore, Taro Kono dha alarmin gjatë një konference për shtyp, duke hedhur dyshime të reja rreth mundësisë që eventi sportiv të zhvillohet normalisht: “Duke pasur parasysh situatën e koronavirusit, gjithçka mund të ndodhë – tha ai – Komiteti organizues dhe IOC duhet të mendojnë për plane alternative “.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.