INSTAT ka publikuar karakteristikat kryesore të udhëtimeve të popullsisë banuese në Shqipëri. 4.317.025 ishte numri total i udhëtimeve në vitin 2019 që janë bërë në Shqipëri për arsye personale apo biznesi duke nisur nga grumposha mbi 15 vjec.
Udhëtimet për qëllime personale janë mbizotëruese dhe përbëjnë 95.9% ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi përbëjnë rreth 4,1% të udhëtimeve totale.
Përqendrimi më i lartë i këtyre udhëtimeve ishte përkatësisht në muajin mars (11.1%) dhe ka arritur pikun në muajin gusht (13.4%).
Udhëtimet sipas qëllimit:
Në vitin 2019 janë regjistruar 17.4% më shumë udhëtime në Shqipëri në krahasim me vitin 2018.
Është shënuar rritje për të gjitha llojet e udhëtimeve , ndërsa rritja më e lartë është shënuar për udhëtime që kanë si qëllim biznesin.
Udhëtimet sipas destinacionit:
Në grafik paraqiten përqindjet e udhëtimeve për qëllime personale dhe biznesi në qarqet e Shqipërisë.
Format e rezervimit:
Në rezervimet që janë kryer nëpërmjet agjensive të udhëtimit vihet re se :
Për rezervimet mbi llojin e transportit përqindjet më të larta regjistrohen për udhëtimet të cilat kanë si destinacion qarqet Tiranë(19,8%) dhe Vlorë (31.1%)
Përqindjet më të larta të rezervimeve mbi format e akomodimit paraqiten në udhëtimet që kanë si destinacion Korcën (20.1%) edhe Vlorën(38.8%).
48.6% e udhëtarëve ishin meshkuj dhe 51.4% e udhëtarëve ishin femra.
Grupmosha që udhëton më shumë ishte ajo nga 24-35 vjec , me 20.4% të totalit.
Vizitorët e huaj në Shqipëri:
Në vitin 2019 hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë qenë afërsisht 6.4 milionë persona dhe janë rritur me 8.1% krahasuar me vitin 2018.
Numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në Shqipëri me linjat detare ka qenë afërsisht 470 mijë dhe zënë mesatarisht 7.3% të hyrjeve gjithsej.
Numri i shtetasve të huaj që mbërrijnë në vendin tonë nëpërmjet tokës ka qenë afërisisht 5.2 milionë dhe ze pjesën më të madhe me 80.5% të hyrjeve gjithsej gjatë vitit 2019.
Vizitorë me normë qëndrimi:
Në vitin 2019 , numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi është rreth 5.9 milionë dhe është rritur me 15.1% krahasuar me një vit më parë.
Hyrja e shtetasve të huaj sipas qëllimit :
Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime personale zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj , mesatarisht 98.4% .
Numri i tyre është rritur me 8.0% krahasuar me 2018.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.