Politike

Strasburgu rrëzoi Xhoxhajn, Kim: Provë që vettingu është i drejtë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e interpreton vendimin e Gjykatës së Strasburgut që rrëzoi pretendimet e ish-anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj si provë që procesi i vettingut është i drejtë.

“Procesi i vettingut që çoi në shkarkimin e gjyqtares kushtetuese ishte i ndershëm dhe shkarkimi (i Xhoxhajt) i drejtë”, shkruan Kim.

Në deklaratat e shpeshta për reformën në drejtësi, kryediplomatja amerikane ka pranuar se kjo reformë nuk ka qenë perfekte, ka qenë e ngadaltë dhe me të papritura rrugës. Por, ka theksuar Kim, ajo duhet të vazhdojë të ecë përpara për të ngritur një sistem drejtësie të pavarur dhe të aftë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta.

Progresi në luftën ndaj këtyre dy fenomeneve është nxitur vazhdimisht nga Ambasada e SHBA në Tiranë, por edhe nga Bashkimi Europian, që i ka vendosur edhe mes kushteve për hapjen e kapitujve të negociatave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë