Ka ndodhur

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ GJKKO jep dënimet edhe për familjarët e ish-deputetit Ndoka

GJKKO ka marrë vendimin për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës, e cila përfshihet në dosjen 339.

Mes të dënuarve janë dhe motra a vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Mimoza Ndoka dënohet me 1.4 vite, por me kusht. Nga ana tjetër Xhevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës dënohet përfundimisht me 6.8 vite burg. Në këtë dosje të përfshirë kanë qenë dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka. Në total GJKKO ka dhënë mbi 34 vite burg, por që disa prej tyre janë dënuar me kusht.

Xhevi Ndoka 6.8 vite burg

Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht

Emanuel Gjura 4.8 vjet burg

Zef Lazri 8 muaj burg

Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg

Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht

Paulin Simoni 3.4 vjet burg

Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht

Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht

Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht

Ndaj 15 të pandehurve të kësaj dosje rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka, u ndalua në pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë