Merkatoja e janarit në Evropë ishte më e dobëta se kurrë gjatë dekadës së fundit. Nëse në janarin e 2020 u harxhuan 1 miliardë e 298 milionë euro, këtë vit në 5 ligat kryesore shuma totale nuk shkoi më shumë se 291 milionë euro për blerje të futbollistëve. 80% më pak se një vit më parë.
Premier League mban vendin e parë të shpenzimeve, me 100 mln euro. Në vendin e dytë renditet Serie A me 73 milionë euro, në të tretin Bundesliga me 60 mln, në të katërtin Liga 1 me 33 mln dhe La Liga në vendin e fundit me vetëm 25 mln euro blerje, 90% më pak se vitin e kaluar, kur kishte harxhuar në total në janar 205 milionë euro.
Most expensive January transfer in 2021 in each of the 5⃣ major European leagues ⚽️ compared to same period in 2020: lower figures for all of the championships ⤵️ Further confirmation that #Covid_19 dried up the market 💸 What’s next ? 🧐 pic.twitter.com/XJoEVS24op
— CIES Football Obs (@CIES_Football) February 3, 2021
Duke llogaritur këto shifra, rezulton që pandemia ka prekur futbollin spanjoll, me klube si Real Madrid dhe Barcelona që nuk kanë ndërhyrë në merkato, madje kanë huazuar lojtarë. Në Evropë, blerjen më të shtrenjtë e realizoi West Ham, që shpenzoi 23.1 milionë euro për Said Benrahma nga Brentford, që militon në Championship.
Goditjen e dytë e bëri Ajax, që bleu 22.5 milionë euro Sebastien Haller. Vendi i tretë i shkon Mancheter United, që siguroi shërbimet e 18-vjeçarit të Atalantës, Amad Diallo, për 21 milionë euro.
Një shumë të konsiderueshme shpenzoi edhe Leipzig për talentin hungarez Szaboszlai, që u largua nga Salzburg për 20 milionë euro. Të njëjtën shumë shpenzoi edhe Monaco për të marrë senegalezin Krepin Diatta nga Club Brugge në Belgjikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.