Barcelona është në krizë, të thellë. Dhe nuk po flasim për sport, por për çështje ekonomike. Kjo është ajo që del nga bilancet e klubit katalanas për sezonin 2019-2020, sipas të cilit borxhet totale tejkalojnë një miliard euro (1,173 milion). Nga këto, 730 janë “afatshkurtra”, ndërsa pjesa tjetër prej 443 “afatgjatë”. Janë rreth 196 milion për t’u paguar klubeve të tjera për blerjet e kaluara.
Shoqëria e mbylli sezonin e kaluar me një borxh neto prej 488,4 milion € dhe një humbje prej 602 milion € në zërin e kapitalit qarkullues neto. Me një barrë pagash që rrëmben 74% të xhiros, mbajtja e Lionel Messi ka pak gjasa të ndodhë. Lista e kreditorëve është e gjatë: katalanasit duhet të paguajnë mbi 196 milion euro për klube në gjysmën e Evropës, nga të cilat 126 në afat të shkurtër, ndërsa duhet të mbledhin mbi 85 milion, nga të cilët 58 në një kohë të shpejtë.
Më në detaje, Barça ende duhet ti japë 70 milion euro Liverpool për Coutinho, nga të cilat 30 janë afatshkurtra, 48 Ajax për De Jong dhe 21 Gremios për Arthur, i cili kaloi verën e kaluar tek Juve. Nga bardhezinjtë, katalanasit presin 5.7 milionë me afat të shkurtër për Arthur dhe 4.1 për Marques, 9.8 në total, por i detyrohen kampionëve të Italisë 4.8 për Pjanic dhe 3.7 për Matheus Pereira, gjithsej 8, 5. Midis kreditorëve është gjithashtu edhe Valencia (20 milion për Neto), Bordeaux (mbi 20 milion për meteorin Malcom) dhe Braga (e njëjta shifër për Trincao). Një situatë vërtet e dëshpëruar, e cila kalon në plan të dytë mungesën e rezultateve sportive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.