Nevil Dede është larguar nga skuadra e Tiranës pak minuta para ndeshjes me Laçin. Ai ka pasur një takim të shkurtër me presidentin Refik Halili dhe të dy kanë debatuar në lidhje me aktivizimin e Kukës në formacion. Pas këtij debati, Dede ka lënë stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa Kuka është hequr nga formacioni që klubi i Tiranës kishte shkruar në protokoll.
Në vend të tij është futur Danso, kurse në stolin bardheblu është ulur drejtori Tefik Osmani. Tani mbetet të dëgjohet versioni që do të japë secila palë dhe nëse Dede do të kthehet apo jo në stol, por gjasat më të mëdha janë që jo. Dede e ka marrë drejtimin e Tiranës pas javës së 2-të të kampionatit, duke zëvendësuar Emanuel Egbo.
Ecuria e kampionëve në fuqi me Deden në krye nuk ka qenë e mirë, Tirana është shumë larg kreut dhe ndoshta zemërimi i presidentit Refik Halili është i akumuluar dhe ka shpërthyer sot. Gjithsesi, ai mund ta largojë trajnerin për shkak të rezultateve të dobëta dhe jo duke ndërhyrë për formacionin. Nuk është aspak profesionale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.