Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë të majme për të reklamuar Arabinë Saudite si destinacion turistik. Sipas The Telegraph, portugezit i është ofruar një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit, por në fund portugezi ka refuzuar. Marrëveshja e propozuar, përveç përdorimit të imazhit të portugezit, gjithashtu përfshinte kushtin që futbollisti do të duhej të vizitonte vendin. Kjo është ajo që raporton “Telegraph”, e cila shpjegon se si frika për të patur një ndikim negativ në imazhin e tij ishte në bazë të refuzimit të kampionit të Juventusit, sepse kjo mundësi dilte jashtë etikës së përcaktuar nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, në këtë drejtim.
Remember when Messi visited Saudi Arabia pic.twitter.com/SU1LKhzcjf
— Barcastuff (@barcasstuff) June 22, 2014
Arabia Saudite kërkon të përmirësojë imazhin e saj ndërkombëtarisht. Dhe për këtë arsye po përpiqet të përdorë sportin. Vendi organizoi Super Kupën Spanjolle në Jeddah janarin e kaluar 2020, ku morën pjesë Barcelona, Valencia, Atlético dhe Real Madrid. Turneu ishte një fenomen i vërtetë masiv në Arabinë Saudite.
Sipas tabloidit britanik, pas “jo” së portugezit, vendi i Gjirit Persik do të refuzohej nga një tjetër yll, Lionel Messi, i kontaktuar menjëherë më pas, me një ofertë të ngjashme. Edhe argjentinasi nuk e ka parë të arsyeshme të reklamojë vendin nga Lindja e Mesme. Kontrata e të dyve përfshinte pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme dhe vizita në Arabi.
He is already in Jeddah…but he didn’t expect they would check his visa! 😂
— Bitcademy (@bitcademyfb) January 16, 2019
Juve vs Milan tonight in Supercoppa Italiana 🏆🇮🇹
5:30 GMT – King Abdullah Sports City Stadium, Jeddah, Saudi Arabia
Tickets were sold in 2 hours! ⚽🔥#ronaldo #juve #juventus #milan #JuveMilan #copa pic.twitter.com/GyOp4MymbB
Arabia Saudite është akuzuar nga bashkësia ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut, por dëshiron ta ndryshojë këtë pikëpamje. Për këtë arsye po përdor sportin për të rregulluar emrin e saj në botë dhe për t’u shndërruar në një destinacion të dashur turistik për vizitorët nga e gjithë bota. Por për momentin atyre u është refuzuar ndihma nga dy prej më të mëdhenjve të historisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.