Futboll

Çështja e tamponëve/ Lazio, marrëveshje për pranimin e fajit: gjobë për Lotito dhe Pulcini

Me një shënim zyrtar, FIGC njoftoi sanksionet e vendosura ndaj presidentit të Lazios Claudio Lotito, ndaj mjekut social të ekipit të parë – Dr. Ivo Pulcini – dhe koordinatorit shëndetësor, Dr. Fabrizio Rodia, për shkeljen e kohës së tamponëve Covid të kryera mbi grupin skuadër në dy raste (1 dhe 15 qershor 2020). Subjektet e përfshira vendosën për marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke arritur në këtë vendim: një gjobë prej 2,500 euro për Lazion, 1,875 për presidentin Lotito e 937,5 për dy mjekët për përpunimin e ekzaminimeve klinike çdo 6 ditë dhe jo çdo 4, siç kërkohet nga protokolli.

Tani pritet raundi i dytë sportiv për atë që u zbulua në Avellino, ku hetimet e Prokurorisë Publike u përqendruan në laboratorin Futura Diagnostica, në lidhje me rezultatet e paqëndrueshme të disa testeve molekulare të bardhekaltërve.

“Tamponët Uefa mund të jenë lehtësisht ndryshe nga tonët” kishte thënë në ditët e kaluara përgjegjësi mjekësor i klubit bardhekaltër, Ivo Pulcini, por presidenti i laboratorit që proceson tamponet e bardhekaltërve, Futura Diagnostica në Avellino, ka shpjeguar se nuk është kështu: “Ne analizojmë 3 gene e jo vetëm 2 genet klasikë”. “Në diferencë nga pjesa kryesore e laboratorëve — ka thënë Massimiliano Taccone: ‘’Ne analizojmë 3 gene e jo vetëm 2 genet klasikë. Mes këtyre 3, ka një gen të familjes së koronavirus që nuk është specifikuar për Covid-19. Kështu, me laboratorët tanë, sinjalizojmë genin pozitiv, por ky nuk është një gen që infekton”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë